Transmetuar më 19-05-2022, 14:24

Gjiganti i modës Calvin Klein shfaqi një burrë transgjinor shtatzënë.  Fotot ishin pjesë e fushatës së tyre për Ditën e Nënës

Burri në foto është Roberto Bete nga Brazili.

Ai u fotografua duke shfaqur barkun e tij të vogël me gruan Erika Fernandes. Postimi nxirrte në pah realitetin e familjeve të reja. Në postim përmendet shtatzënia e Betes dhe gjithashtu se çifti së shpejti pret ardhjen në jetë të djalit të tyre, Noah.

Çifti në këtë foto të Calvin Klein është i vërtetë, dhe djali në foto ka qenë vërtetë shtatzënë sepse është transigjio nga femër e kthyer në mashkull.

Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari ka komentuar rreth fotove dhe mesazheve që ato përcjellin.

Ajo u shpreh se ka parë reagimet e ndërkombëtarëve që kanë bërë në lidhje me këtë fushatë dhe ata janë qenë të ndarë në dy kampe.

“Unë po shikoja pak reagimet ndërkombëtare që kanë bërë për fushatën. Qëllimi i fushatës ishte për të thënë se familja nuk është ajo tradicionale dhe dashuria është e gjithanshme. Mesazhi ishte të duam veten, të duam njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë një shoqëri të emancipuar.

Dhe reagimet ishin të ndarë në dy kampe. Kishin ato që thoshin bravo Calvin Klein që shohim dhe një burrë transgjinor që ka një mitër dhe mund të riprodhohet.

Por kishte dhe nga ata që shkruanin se e para është e ‘shpifur’ dhe e dyta, nëse fushata është për emancipim të shoqërisë, atëherë pse kjo reklamë është në ato vende ku të drejtat e LGBT dënohen dhe me dënime fatale”, tha Lekatari.