Transmetuar më 20-05-2022, 08:40

Incidenti ndodhi pas fitores 3-2 të Everton ndaj Palace në “Goodison Park”, të enjten në mbrëmje. Mijëra tifozë pushtuan fushën, ndërsa “Toffees” siguruan mbijetesën e tyre në Premier League. Një sezon tjetër i mbyllur në mënyrë dramatike për ta.

Evertoni e pa veten në disavantazhin 2-0 në pjesën e pare, pas golave ​​të Jean-Philippe Mateta dhe Jordan Ayew. Nëse do ta humbiste ndeshjen, Evertoni do të ishte në rrezik serioz për të rënë në Championship këtë fundjavë.

Por skuadra e Frank Lampard bëri një përmbysje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë. Michael Keane, Richarlison dhe Dominic Calvert-Lewin e bënë fituese skuadrën vendase, duke ndezur skena të festës së egër brenda “Goodison Park”.

Tifozët e ngazëllyer dhe të lehtësuar të Evertonit vrapuan në fushë kur gjyqtari Anthony Taylor i ra bilbilit tri herë. Por pati një incident të pakëndshëm, ku përfshihej një tifoz i Evertonit dhe Patric Vieira, i cili po kalonte fushën për t’u kthyer në dhomën e zhveshjes.

Pamjet tani janë postuar në rrjetet sociale, të cilat duket se janë regjistruar nga tifozi i Evertonit, i cili u godit nga legjenda e Premier League. Videoja tregon se Vieira u nxit qartë nga tifozi, i cili i ngriti gishtin e mesit trajnerit francezit dhe i tha atij të “f*** off”, përpara se ta sulmonte.

Ndërsa veprimet e Vieira nuk mund të falen, pamjet me siguri shpjegojnë se si situata i doli jashtë kontrollit. I pyetur për incidentin pas ndeshjes, Vieira u tha gazetarëve: "Nuk kam asgjë për të thënë për këtë".