Transmetuar më 15-06-2022, 20:18

Këngëtari i famshëm Justin Bieber zbuloi pak ditë më parë se kishte pësuar paralizë në një pjesë të fytyrës për shkak të sindromës Ramsay Hunt, nga e cila është prekur.

Hailey Bieber ka folur së fundmi për gjendjen shëndetësore të partnerit të saj,.

“Ai po ecën shumë mirë, ai po përmirësohet çdo ditë. Ai po ndihet shumë më mirë. Dhe padyshim që ndodhi një situatë shumë e frikshme dhe e rastësishme, por ai do të jetë plotësisht mirë. Dhe unë jam vetëm mirënjohës që ai është mirë.”, tha modelja.

Ajo gjithashtu foli dhe për gjendjen shëndetësore të saj, pasi iu nënshtrua një operacioni. “Ndihem shumë më mirë pas asaj situate, ndihem mirë. Ti e di që kam bërë një procedurë për të mbyllur këtë vrimë në zemrën time.“, tha modelja.