Transmetuar më 02-07-2022, 12:05

Russell Crowe ka pozuar duke imituar skenat mitike të filmit të tij “Gladiatori”. Këto pamje janë bërë virale në rrjetet sociale për shkak të veçantisë së imazhit. Aktori e ka luajtur këtë rol 21 vite më parë dhe u kthye në Romë për të kujtuar kohët e vjetra.

Është e qartë se nuk ka njeri që nuk e ndjen kalimin e kohës, por sigurisht, Crowe në kulmin e tij ishte fantazia e shumë njerëzve. Aktori që dikur u kthye në gladiator romak, tani është një 60-vjeçar shpirtmirë që shijon jetën e tij.

Në film, për ata që nuk e mbajnë mend, Crowe luajti rolin e Máximo Décimo Meridio, një gjeneral hispano-romak që kërkonte hakmarrje pas vdekjes së familjes së tij në duart e njerëzve të Commodus.