Transmetuar më 29-07-2022, 13:02

Të gjithë futbollistët kanë një supermakinë në garazhin e tyre. Pasioni për topin, në fakt, nuk është i vetmi për këta sportistë, edhe nëse ai renditet i pari në renditjen e gjërave që duan më shumë. Por, përveçse një dashuri, futbolli është edhe punë në këto raste.

Dhe pasi punon shumë, kushdo ka të drejtë t’i bëjë vetes një dhuratë. Të paktën kush mund ta përballojë atë. Edhe Federico Chiesa, futbollist i Juventusit dhe i kombëtares italiane, vendosi t’i bënte një dhuratë vetes.

Nuk është një udhëtim. Nuk është një kostum i bukur stilisti. Është "Ferrari SF90 Stradale", hipermakina me 1000 kuaj fuqi. Disa nga fotot e tij janë publikuar në faqen e Facebook të "Frattin Auto":

“Dje patëm kënaqësinë të bënim këtë dërgesë speciale. Ne morëm Ferrari SF90 Stradale në Torino dhe ia dorëzuam pronarit të ri, Federico Chiesa. Ne e falënderojmë përsëri për disponueshmërinë dhe dashamirësinë e tij".

SF90 është hibridi i parë "plug-in" i Maranellos, me teknologji të trashëguar direkt nga F1. Ai ka 780 kuaj fuqi, kombinon 3 motorë elektrikë, dy të pavarur në boshtin e përparmë dhe një në pjesën e pasme midis motorit dhe kutisë së marsheve, për një fuqi sistemi prej 1000 kuaj fuqish, midis pjesëve me djegie të brendshme dhe elektrike.