Transmetuar më 05-08-2022, 09:44

KOSOVË- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka elektrizuar publikun gjatë mbrëmjes së të enjtes me performancën e saj në hapjen e festivalit Sunny Hill që po mbahet në Prishtinë.

Lipa ka performuar disa nga hitet e saj muzikore të albumit ‘Future Nostalgia’, e shoqëruar nga trupa e balerinëve, duke elektrizuar publikun.

Dua ishte veshur me një komplet rozë, fund, crop top kombinuar me çizme rozë. Më herët, gjatë konferencës për shtyp, Dua tha se ndihej krenare që ndodhej në shtëpinë e saj.