Transmetuar më 06-08-2022, 14:20

Kosovë- Sulmohet me armë Policia e Kosovës.

Policia ka njoftuar se sot është sulmuar me armë zjarri kur ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

Sipas Policisë, kanë qenë rreth 10 të shtëna me armë zjarri. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, ka njoftuar Policia.