Transmetuar më 10-08-2022, 21:35

Itali- Teknologjia e ndihmon të zbulojë tradhëtinë e gruas. më pas ngjarja degradon në sherr me thikë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 35 vjeçar me iniciale L.B ka sulmuar me thikë 40 vjeçarin të cilin e gjeti duke u takuar me bashkëshorten e tij. E gjithë ngjarja ndodhi pasi 35 vjeçari xheloz, i vuri GPS gruas së tij për t’i gjurmuar vendndodhjen dhe kur e zbuloi këtë të fundit pa se bashkëshortja e tij takohet me 40 vjeçarin.

Ai goditi me thikë të dashurin e gruas së tij duke e çuar në vdekje, nëntë goditje të shkaktuara midis fytyrës, barkut dhe gjoksit. Viktima, një dyzet vjeçar me banim në La Storta, një lagje në periferi të Romës, është shtruar në kushte shumë të rënda në Poliklinikën Casilino. Sulmuesi, 35-vjeçari LB, u arrestua nga agjentët e komisariatit të policisë Flaminio me akuzën e tentativës për vrasje . Për momentin ai ruhet në spital, ku ndodhet i shtruar nga plagët e marra në përleshje dhe ka gjasa që më pas të transferohet në burg.