Transmetuar më 18-08-2022, 07:55

Pas fillimit të shkëlqyer të sezonit (me titullin e Superkupës së Evropës tashmë në vitrinë dhe përmbysjen në ndeshjen inauguruese të La Liga-s, sezoni i ri,  kundër Almerías), lojtarët e Real Madridit u rikthyen në stërvitje në Valdebebas për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës kundër Celta Vigo.

Futbollistët e bardhë mbërritën sot në kampin stërvitor duke treguar makinat e tyre spektakolare. Disa nga madridasit e bënë këtë pas timonit të BMW-ve, që sponsori i ri iu ka vënë në dispozicion.

Madje disa prej galaktikëve si Kroos, Rodrygo apo Camavinga e bënë këtë me modele 100 për qind elektrike (SUV iX – një makinë që tashmë të apasionuarit kanë qenë në gjendje ta provojnë si BRAND nga prodhuesi gjerman).

Të tjerë mbërritën mbi makina me performancë të lartë si Fede Valverde (Lamborghini Urus), Tchouameni (Mercedes-AMG GT), Militao dhe Asensio (Porsche Panamera). Me mjetin më ekskluziv erdhi Rudiger, një nga nënshkrimet e reja të këtij sezoni.

Ai ka blerë një Rolls-Royce Culinan spektakolar me dy ngjyra, pas kalimit në në Madrid, e vlerësuar në pothuajse 300.000 euro në versionin e saj, pa aksesorë të personalizuar. Kostoja e saj ka shkuar në mbi 2 milionë euro me gjërat e personalizuara, posaçërisht për mbrojtësin gjerman.

Cili është i preferuari juaj mes automjeteve që kishin preferuar madridasit sot për të zbarkuar në stërvitje? Përzgjidheni atë duke komentuar poshtë këtij shkrimi, pas publikimit në Facebook.

Lamborghini Urus

 

Rolls-Royce Cullinan

 

BMW iX

 

AMG GT Coupé

Range Rover Velar

 

Porsche Panamera

 

Audi RS 7