Transmetuar më 18-08-2022, 12:05

Ky për makinat është një pasion i përbashkët i shumicës së futbollistëve, të cilët shpesh vërehen në timonin e katër rrotakëve shumë të rrallë dhe ëndërrimtar: nga Bugatti Veyron e Cristiano Ronaldos te Maserati MC20 i David Beckham, duke kaluar nëpër Ferrari SF90 Stradale të Federico Chiesa dhe duke ardhur te Urus Lambin e Theo Hernández. Lista do të ishte shumë e gjatë.

Ka edhe shumë futbollistë që tashmë, në dekadat e fundit kishin vendosur që një pjesë të mirë të fitimeve t’ua kushtonin supermakinave. Midis tyre ishte edhe Marco van Basten, i cili gjatë qëndrimit të tij te Milani bleu një Porsche 928 GT. Më shumë se 30 vite më vonë, makina sportive e holandezit doli në shitje.

Karriera e Marco van Basten ka qenë shumë intensive, por edhe e shkurtër, me "pensionimin" e tij të parakohshëm në vitin 1995, në moshën 30-vjeçare, pas problemeve kronike të kyçit të këmbës.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi holandezin që të jetonte disa sezone si top-lojtar, me paga jashtëzakonisht bujare, të marra gjatë qëndrimit te Milani. Në atë kohë, Van Basten ishte në gjendje të realizonte një nga ëndrrat e tij, duke blerë një Porsche 928 GT.

I lançuar në vitin 1977, ky model ishte protagonist i evolucionit të vazhdueshëm teknik dhe estetik, i cili kulmoi më 1989 me lançimin e versionit GT, i pajisur me një motor 5-litërsh V8 të aftë për të dhënë 330 kuaj fuqi dhe 430 Nm.

Kjo makinë ka performancë të nivelit të lartë, përshpejtim nga 0 në 100 në orë në 5.8 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 275 km/h. Modeli i Van Basten daton në vitin 1989 dhe karakterizohet nga boja jeshile e errët e trupit dhe brendësinë në lëkurë të zezë. Rrotat janë në aliazh, ndërsa në pjesën e pasme bie në sy spoileri që karakterizonte versionin GT.

Porsche 928 GT e Marco van Basten tani është në shitje në portalin "ruotedasogno.com" dhe duket se ka udhëtuar më pak se 79.000 kilometra. Çmimi për këtë makinë super sportive, që i përkiste yllit historik të Milanit, është 65 mijë euro, në përputhje me atë të modeleve të tjera në kushte të ngjashme, por me pronarë të mëparshëm më pak të njohur.