Transmetuar më 14-09-2022, 23:47

Së shpejti nis “Big Brother Vip Kosova”. Prezantues do të jetë Alaudin Hamiti por jo vetëm ai.

Tashmë konfirmohet se në krah të tij në bashkëprezantim do të jetë edhe aktorja e moderatorja e njohur Jonida Vokshi.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP Kosova” në Instagram ku shkruhet: “A jeni gati? Jonida Vokshi do të jetë bashkëprezantuese në skenë përkrah Alaudin Hamitit në moderimin e sezonit të parë të “Big Brother VIP Kosova” që ka premierën këtë vjeshtë në Artmotion dhe Klan Kosova”.

Ndërkohë, Jonida ka folur për “Prive” lidhur me propozimin që mori. Ajo tha se ftesën e mori nga telefoni dhe se e ka pritur këtë lajm me shumë qejf.

“Ftesën për të qenë pjesë e projektit si fillim e mora nga telefoni pasi ndodhesha në Tiranë. I hipa makinës menjëherë dhe u nisa drejt Prishtinës. E kam pritur me shumë qejf, dëshirë dhe vlerësim këtë lajm. Jam e nderuar të jem pjesë e këtij projekti kaq të madh që sigurisht do të shënjojë një pikë të rëndësishme në karrierën time. Pritet që të jetë një super spektakël që do të bëhet pjesë e çdo familjeje shqiptare deri në javën e fundit”, tha bukuroshja e ekranit.