Transmetuar më 20-09-2022, 11:48

“Nuk ka asnjë lloj mesazhi erotik”. Ilary Blasi përmes avokatit të saj Alessandro Simeone kundërpërgjigjet dhe mohon deklaratën e Roberto D’Agostino.

Themeluesi i “Dagospia”, që publikoi i pari ndarjen e Francesco Totti me prezantuesen televizive të Mediaset, gjatë episodit të radhës të “Domenica In” kishte folur për ekzistencën e sms-ve të nxehta të nisura nga showgirl-i për një të dashur të dyshuar.

Sipas tij, ky ishte shkaku madhor që çoi drejt ndarjes ish-kapitenin historik të Romës dhe Ilary Blasi. Një episod i ndezur ai i së dielës, kushtuar kryesisht ndarjes problematike të ish-çiftit të famshëm, ku D’Agostino, ndër të parët që bëri publik fundin e martesës mes tyre, hodhi në treg tri "bomba" të vërteta, që ish-numri 10 verdhekuq ka në dorë kundër Blasi në procesin gjyqësor.

Fjala është për “screenshot” e mesazheve erotike të Ilary, të nisura nga celulari i saj drejt një të dashuri të supozuar, videoja e saj teksa shkon me të atin dhe vjedh kasafortën, duke marrë në zotërim Rolex e famshëm, të pretenduara nga Totti gjatë intervistës së publikuar në “Corriere della Sera”, dhe videon e hetuesve të pajtuar nga Ilary, të cilët vendosin insekte brenda makinës së Tottit për të mbledhur prova për tradhtinë e Francesco.

Veçanërisht për mesazhet erotike, avokati i Ilary Blasi siguroi mediat: “Lajmi i raportuar është i rremë, nuk ka mesazhe erotike të shkëmbyera nga klientja ime me palë të treta. Nuk kanë ekzistuar ndonjëherë”.