Transmetuar më 20-09-2022, 23:38

TIRANË- Luftar Hysa, një nga katër vëllezërit e akuzuar nga media meksikane "El Universal" si ‘degë’ të kartelit Sinaloa në Shqipëri, ka treguar se si i është futur biznesit të lojërave të fatit. I ftuar në ‘Opinion", Hysa tha se është shkolluar në Shqipëri për inixhinieri dhe ka nisur karrierën e tij në politikë si kryetari i Partisë Demokratike në Cërrik. Por, ai shtoi se me ndodhjen e masakrës së Cërrikut në vitin 1997 është larguar nga Shqipëria në drejtim të Afrikës së Jugut. Nga aty ai tregon se ka udhëtuar drejt Perusë me ëndrrën për tu futur në botën e lojërave të fatit, gjë që thotë se e ka bërë realitet.

Pjesë nga intervista:

Hysa: Unë jetën time e kam filluar në vitin 1990 kur kam mbaruar inxhinierinë. Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1998.

Fevziu: Ku keni punuar nga viti 1990 deri në 1998?

Kam punuar drejtor Mekanik në TEC-in e Cërrikut dhe drejtor i drejtorisë së ujërave. Kam bërë jetë politike dhe kam qenë kryetar i PD-së Belshit në vitin 1991, kur është themeluar seksioni i PD-së në Belsh.

Fevziu: Si u larguat?

Hysa: Jam larguar në vitin 1998 me ngjarjet e vitit 1997 dhe një nga problemet madhore ka qenë masakra e famshme e Cërrikut. Vetëm familja ime e di që unë kam patur probleme dhe jam larguar drejt Afrikës së Jugut ku jetonin vëllezërit e mi.

Fevziu: Në çfarë periudhe kanë jetuar?

Hysa: Vëllai im jetonte që në vitin 1993 në Afrikën e Jugut. Dhe jemi takuar me ju në vitin 1999 sepse ju bëtë emisionin për Leka Zogun dhe njëkohësisht na takuat ne si komunitet shqiptarësh. Ishim shumë pak, një komunitet prej 20 vetësh.

Fevziu: Sa keni jetuar në Afrikë?

Hysa: Kam jetuar 2 vjet e 11 muaj ditë më ditë.

Fevziu: Nga Afrika e Jugut ku kaluat ?

Hysa: Nga Afrika e Jugut bashkë me dy partnerët e mi kam ikur në Peru, sepse donim të hapnim lojërat e fatit.

Fevziu: Kishit biznes lojërash fati në Afrikën e Jugut?

Hysa: Kishim biznes të lojërave të fatit. Perunë e gjetëm si vendin ku lejoheshin lojërat e fatit dhe atje kamn qëndruar nga viti 2001 deri në vitin 2004.

Një miku im që punonin që na shiste makinat e lojërave të fatit na tha që tregu po hapet në Mesikë. Dhe në atë kohë shkuam në Mesikë dhe filluam të operonim më Mesikë. Unë kam shkuar në mars të vitit 2004 në Mesikë.

Fevziu: Këto 14 vjet operoni në Mesikë?

Hysa: Operoj në Meksikë dhe jam qytetar meksikan nga viti 2016.

Fevziu: Familja juaj jeton në Meksikë?

Hysa: Familja ime jeton në Kanada.

Fevziu: Jeni dhe shtetas kanadez?

Hysa: Unë jam rezident kanadez, sepse nuk mund të mbaj më shumë se dy pasaporta.

Fevziu: Në çfarë zone të Meksikës jeni vendosur?

Hysa: Unë jetoj në Kankun në këtë moment. Bizneset e mia në Meksikë janë gjithandej. Partneri im vetëm është vëllai im.

Fevziu: Sa biznhese keni në Meksikë?

Hysa: Janë mbi 10 biznese, lojëra të fatit, restorantet, baret.