Transmetuar më 21-09-2022, 18:11

ITALI- Krim në një familjenë provincën e Firences, në Itali. Një 50-vjeçar i identifikuar si Marco Cintelli ka vrarë motrën e tij 46 vjeçe Carla Cintelli pas një sherri për paratë.

Policia e gjeti autorin të fshehur në një kasolle pranë shtëpisë, pas denoncimit të gruas se i ishte zhdukur bashkëshorti. Në vendin e ngjarjes ndodhen ushtarakët e SHISH-it të departamentit operativ dhe prokurori publik i Firences, Vito Bertoni.

Nga informacionet paraprake mendohet se vrasja ka ndodhur në kulmin e një sherri për arsye ekonomike.

Gruaja u gjet e mbytur.

Sipas karabinierëve, mbrëmjen e kaluar në kazermën e Signës është paraqitur bashkëshortja e vëllait të viktimës dhe ka denoncuar zhdukjen e tij. 50-vjeçari, sipas bashkëshortes, kishte vendosur të kalonte disa ditë në shtëpinë e motrës.

Gjetja e viktimës dhe vëllait

50-vjeçari u gjet në një kasolle pranë shtëpisë së tij mëngjesin e së mërkurës.

Menjëherë më pas u bënë realitet dyshimet që ishin shtuar me kalimin e orëve se diçka i kishte ndodhur edhe motrës. Kur karabinierët hynë në shtëpinë e gruas e gjetën të pajetë.