Transmetuar më 23-09-2022, 23:26

SARANDË- E pazakontë në aksin Sarandë-Butrint.

Në videon e mëposhtme shihet një turiste gjermane, e cila ka fikur makinën e saj në mes të rrugës dhe po pi kafe, ndërkohë që rruga është e bllokuar.

Duke qënë se turistja nuk po hapte rrugën, qytetarët kanë telefonuar policinë, e cila ka asistuar në largimin e turistes dhe hapjen e rrugës për makinat.

Nuk dihet nëse ka marrë masa ndëshkimore policia për këtë rast?