Transmetuar më 24-09-2022, 12:36

Vlorë- Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur.

Sipas uniformave blu po punohet për të kapur S. Z., 29 vjeç. I riu dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. Z., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare.

Vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia. (noa.al/M.D)