Transmetuar më 24-09-2022, 18:57

Tiranë- Flakët e zjarrit përfshinë një vilë dy katëshe te Bulevardi i Ri.

Ngjarja ndodhi në orët e pasdites.

Mësohet se në lagjen nr. 8 pranë Bulevardit të Ri, një bombul gazi ka shpërthyer duke djegur të gjithë shtëpinë.

Nga shpërthimi i bombulës nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit të cilët lokalizuan dhe fikën zjarrin.