Transmetuar më 24-09-2022, 21:41

Shkodër- Një aksident u regjistrua në orët e para të mbrëmjes në aksin Shkodër-Hani i Hotit.

Dy mjete u përplasen mes tyre e për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar. Ata u dërguan menjëherë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mjetet e përfshira në aksident janë një wolswagen me targë AA563 MK dhe mjeti Mercedes.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka kryer veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. noa.al