Transmetuar më 25-09-2022, 12:59

Policia arrestoi Qirjako Hita si autor të dyshuar të plagosjes me thikë të 31 vjeçarit S.Xh i cili u paraqit në spital mëngjesin e ditës së sotme.

Qiriako Hita mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

‘Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”’, citon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.