Transmetuar më 25-09-2022, 18:11

BILISHT- I dogjën makinënën e dytë Deizi Arapi sfidon në rrjetet sociale.

Vajza nga Bilishti ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Ajo ka postuar një foto në Instastory, mbi të cilën shkruan se pavarësisht aty që ek anë inat, asaj i ‘rritet keshi’. Gjithashtu, ajo shton disa fjalë ofenduese në gjuhën angleze.

“Juve ju rritet inati, mu po mrritet keshi. Fu*k everyone, u deserve to go to hell motherfu*kers (Meritoni të shkoni në ferr),”- shkruan ajo mbi foto.

Arapit i është djegur sërish makina në derën e shtëpisë, ashtu si dhe 4 vite më parë. Në një deklaratë për mediat ajo akuzoi deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbati, si autor të ngjarjes në fjalë. Sipas 27-vjeçares sherri mes tyre ka linduar pasi Nallbati ka pushuar nga puna nënën e saj që punonte si pastruese në bashki. Vetë Nallbati ka mohuar të ketë gisht në këtë ngjarje, si dhe ka paralajmëruar ngritjen e një padie ndaj Arapit.