Transmetuar më 25-09-2022, 20:27

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri godet sërish. Ai vlerëson se marijuaja në Shqipëri nuk është një histori kriminelësh, por histori varfërie.

Saimir Tahiri ka folur në median italiane dhe është cituar në dokumentarin e transmetuar dje në kanalik Nove, "Trafikantët shqiptarë të drogës", raporton noa.al.

Në dokumentar, Tahiri thotë se “i kanë vënën bombat” për akuzat që kanë ngritur ndaj tij, ndërsa analizon edhe kultivimin e marijuanës në Shqipëri, që për të është histori varfërie.

"Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë në Shqipëri. Marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, thotë Tahiri në dokumentarin e Carmen Vogani, Lorenzo Giroffi dhe Marco Carta.

Tahiri ka treguar me detaje për pagat që trafikantët e drogës u garantojnë fermerëve: 5 mijë euro në vit vetëm për të rritur marijuanën në fushat e shndërruara në plantacione, para që në Shqipëri përfaqësojnë një shumë të madhe. Kështu trafikantët arritën të rrisin prodhimin dhe të bëhen në këtë sektor ndër eksportuesit e parë në arenën kriminale ndërkombëtare.

“Nëse bën një punë normale duke punuar shumë mund të fitosh deri në 300 euro në muaj, por duke qenë kriminel mund të fitosh të njëjtën shumë në një minutë. Ja pse shumë të rinj tërhiqen nga kjo jetë, nga paraja dhe pushteti”, thotë një ish-trafikant droge që citohet në dokumentar.

Ish-ministri, e kishte bërë këtë deklaratë, pak ditë para se të arrestohej dhe citimi doli dje. Aktualisht, Tahiri ndodhet në burg, pas një dënimi modest me 3 vjet e katër muaj heqje lirie, që ende nuk është e qartë sa do ta shlyejë. Ai u akuzua për lidhje me një grup kriminal të dedikuar për trafikimin e marijuanës drejt Italisë.

Ish-ministri Tahiri u akuzua se kishte lidhje me dy anëtarë të organizatës kriminale narkotike, vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, i pari i arrestuar në Itali. Habilajt janë të afërm të ish-ministrit, emri i të cilit ka dalë disa herë në përgjimet e kryera nga hetuesit italianë.