Transmetuar më 26-09-2022, 18:16

TIRANË- Zbulohet një dokument që dëshmon për denoncimin që ka bërë një person ndaj Ervis Martinajt.

Bëhet fjalë për një ngjarje e ndodhur më 6 tetor të vitit të kaluar. Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar një kallëzim penal ndaj tij.

Një person,identitieti i të cilit nuk bëhet me dije, e akuzon Martinajn për kryerjen e dy veprave penale ndaj tij, "plagosje të rëndë" dhe dhunë.

Sipas një dokumenti të Policisë së Shtetit, ai ishte konfliktuar më herët me një person në Laç duke e rrahur dhe ai ka shkuar dhe e ka denoncuar në Polici, duke ngritur dhe një çështje penale për të.

Por nuk dihet se si ka shkuar çështja, pasi lidhur me këtë ngjarje, nuk ka pasur asnjë raportim nga Policia e Kurbinit, madje nuk dihet nëse Martinaj ka dhënë ndonjëherë shpjegime lidhur me këtë akuzë të ngritur ndaj tij.

NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të informacionit me nr. Unik 202109304120, që bën fjalë për veprat penale "Kanosja" dhe "Dëmtime të tjera me dashje", me datë 02.10.2021, u referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin në kërkim Ervis Mustafa Martinaj, i datëlindjes 06.10.1982, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, me arsim 12 klasë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.