Transmetuar më 14-10-2022, 17:00

Në Ditën e Institutit “Konfuci” në kryeqytetin shqiptar u organizuan një sërë aktivitetesh nga Instituti “Konfuci” në Universitetin e Tiranës, duke shpalosur artin dhe kulturën kineze përmes paraqitjeve të prerjes së letrës, kaligrafisë, servirjes së çajit, kulinarisë dhe sportit, që të pranishmit vrojtuan me kërshëri.

Arti i kaligrafisë në Ditën e Institutit Konfuci në Tiranë

Në ambientet e këtij institucioni ishin vendosur disa kënde me tavolina, ku në secilën prej tyre gjendej një pjesë e historisë së kulturës kineze.

Arti i prerjes së letrës në Ditën e Institutit Konfuci në Tiranë

Në një prej tyre, atë të kaligrafisë, të interesuarit shkruan emrat e tyre në kinezisht.

Pjesëmarrëse në aktivitetin e Institutit Konfuci në Tiranë

Gjatë këtij aktiviteti u dhuruan disa libra didaktikë të gjuhës kineze për të interesuarit.

Servirja e çajit në Ditën e Institutit Konfuci në Tiranë

Të pranishmit shijuan edhe tingujt e muzikës kineze, përmes një vegle muzikore kineze tepër e veçantë, të interpretuar nga një prej pedagogeve.

Momente muzikore në Ditën e Institutit Konfuci në Tiranë

Disa nga studentët e gjuhës kineze ishin të veshur me rroba tradicionale kineze dhe lëvizin nëpër ambient, duke krijuar një imazh oriental në këtë institucion të dijes.