Transmetuar më 28-10-2022, 10:51

Bruksel- Lamtumir motor diezel. Nga viti 2035, në Bashkimin Europian nuk do të shiten më makina me motor me djegie të brendshme.

Ndalimi është pjesë e paketës për ndryshimet klimatike të BE-së, e quajtur Fit for 55, e cila synon të reduktojë emetimet e dëmshme me 55% deri në vitin 2030 dhe të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050.

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e BE, deklaroi se negociatorët e shteteve anëtare, të Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian ranë dakord për të ndaluar efektivisht shitjen e makinave të reja me benzinë ??dhe naftë nga viti 2035, duke synuar të përshpejtojë kalimin në automjete elektrike dhe të luftojë ndryshimet klimatike.

Ndërkohë ekspertët janë shprehur se një gjë e tillë duket mjaft e vështirë, teksa marrëveshja e cila synon që të ulë me 100% emetimet e dioksidit të karbonit deri në 2050 totalisht është shumë herë më e lartë se objektivi që u vendos rreth një vit më parë prej 37.5%.

“Kjo marrëveshje është një lajm i mirë për drejtuesit e makinave dhe makinat e reja elektrike do të bëhen më të lira, duke i bërë ato më të përballueshme dhe më të aksesueshme për të gjithë,” ka bërë të ditur kryenegociatori i Parlamentit, Jan Huitema.