Transmetuar më 28-10-2022, 21:28

ITALI- Isabel Eve Poro ka lindur më 24 dhjetor 2012 në Toronto, Kanada. Sot ajo jeton në Shqipëri. Isabel është një 9-vjeçare shumë e talentuar që luan piano dhe këndon opera. Ajo ka dy vite që studion për piano dhe talenti i saj për të kënduar u zbulua rastësisht.

Isabel Poro ka fituar çmimin e I në Ragusa të Siçilisë. 9-vjeçarja trajnohet nga dirigjenti famoz i Sanremos Fio Zanotti dhe soprano e famshme Ulpjana Aliaj.

Vogëlushja është e apasionuar pas këngëtarit Andrea Bocelli dhe e dëgjon çdo ditë. Pasi e dëgjoi të këndonte disa herë, mësuesi i saj i pianos vendosi ta testonte atë profesionalisht. Timbri i ngrohtë i Isabelës u pëlqye nga shumë artistë profesionistë. Ajo ka marrë shumë çmime të para në Shqipëri dhe çmimin e dytë në një konkurs kanto të zhvilluar në Moskë.