Transmetuar më 17-11-2022, 12:11

Tiranë- Filmi “Strange World” vjen në kinematë shqiptare më 24 Nëntor. Por ky film për fëmijë nuk është një histori e zakonshme për vogëlushët shqiptarë.

Një prej personazheve kryesorë të këtij filmi të animuar i cili është një adoleshent, tregon pëlqimet e tij homoseksuale për një shok shkolle, që shpreson të përfundojë me një fund dashuror.

Filmi i Disney ka marrë kritika në shumë vende të botës, në disa të tjerë është quajtur mëse normal, ndërsa në Shqipëri ka alarmuar prindërit.

Për pak ditë ky film do të shfaqet me pagesë në kinematë shqiptare.

Por mjaft prindër kanë shprehur shqetësim për mesazhet që përcjell ky film.