5 qytetarë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit ndërsa nuk ka asnjë humbje jete. Sipas bilancit të ministrisë së Shëndetësisë 22 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Njoftimi:
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 99 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në Bashkitë: 3 në Tiranë, 2 në Pogradec.
Janë 128 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,507 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 30 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 5 Të shëruar në 24 orë 22 Të shtruar në spitale 2 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 99
Testime totale 2,008,863 Raste pozitive 332,229 Raste të shëruara 328,507 Raste Aktive 128 Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 113 Gjirokastër 8 Fier 2
Korçë. 2 Vlorë 2 Shkodër 1