Transmetuar më 03-12-2022, 15:29

Brenda 24 orëve kanë ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Nafta është ulur me 5 lekë duke u tregtuar me 209 lekë/litri nga 214 lekë që ishte, ndërsa benzina ka rënë me 8 lekë dhe do të shitet me 187 lekë/litri.

Çmimi i gazit vijon të mos ndryshojë duke u shitur me 71 lekë/litër.

Bordi detajoi se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 nga sot ora 18 do të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër”, thuhet në vendimin e Bordit të Transaprencës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.