Transmetuar më 04-12-2022, 14:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është e vështirë të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë të dhënë ditë më parë për televizionin “N1” të Bosnjës, Kurti tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është student politik i Vojislav Sheshelit, kurse vetë ai është student i Adem Demaçit.

Kurti ka theksuar se dialogut duhet t’i japim shans, por këto janë dy vizionet e ballafaqimit dhe përplasjes tonë.

“Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojislav Sheshelit. Ndërsa unë, si Kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie dhe Vojisllav Sheshelit në anën tjetër. Andaj unë e pranoj që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shanse dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë”, tha Kurti.