Transmetuar më 05-12-2022, 22:37

Banori i radhës që është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” është ylli i muzikës së viteve të 90-të, Bekim Latifi për publikun i njohur si MC Beka. Ai ka hyrë në një mënyrë krejt të pazakontë. I maskuar si motorist, ka sjellë ushqime për opinionistin Olti Curri dhe më pas ka zbuluar identitetin e tij.

LEXO EDHE: Seksi dhe me linja perfekte, banorja e tretë e “BB VIP Kosova”: Jam single, shpresoj të jetë fati me mua

Sakaq, MC Beka dallohet pasi është banori më i vjetër në moshë në shtëpi.

Kujtojmë që deri më tani në “Big Brother VIP Kosova” janë bërë pjesë dhe 4 banorë të tjerë, reperi Getinjo, këngëtarja Ana Kabashi, modelja Vivien dhe Andi Artani.