Transmetuar më 06-12-2022, 16:45

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSCE), zyra e Tiranës, e pyetur nga noa.al nëse ka një koment për sulmin fizik që iu bë sot kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehën trishtim për ngjarjen, por u treguan të kujdesshëm të mos e përmendin me emër Berishën.

"Jemi të trishtuar, për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë", thotë OSCE.

Ndërsa shton: "U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë".

Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi, përfundon qëndrimi nga OSCE.