Transmetuar më 06-12-2022, 17:28

Sulmi ndaj Berishës, komenti i BE për NOA.al: E dënojmë me forcë, të hetohet plotësisht

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë në një qëndrim të kërkuar nga noa.al mbi sulmin fizik që iu bë publikisht kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se e dënon me forcë ngjarjen dhe kërkon zbardhjen e saj.

Në përgjigjen me shkrim të Delegacionit të BE-së për noa.al, thuhet:

"Dënojmë me forcë sulmin fizik që ndodhi sot gjatë protestës në Tiranë dhe presim që incidenti të hetohet plotësisht.

Çdo sulm ndaj demonstruesve paqësorë, që ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të grumbullimit, dhe lirisë së shprehjes është i papranueshëm". /noa.al