Transmetuar më 13-12-2022, 09:11

Keni planifikuar të bëni një pjatë të shijshme me mish, por në momentin e fundit kuptuat se kishit harruar ta nxirrnit mishin nga ngrirja? Ka shumë mënyra se si mund të shkrini mishin e ngrirë, por njëra garanton se do ta bëni në kohën më të shkurtër të mundshme.

Ky truk është shumë më i shëndetshëm se shkrirja e mishit në mikrovalë, të cilës i drejtohen shumë njerëz. Ajo që duhet të bëni është të tretni një lugë sheqer të zakonshëm në ujë të ngrohtë, pak mbi temperaturën e dhomës (rreth 40-45 gradë C) dhe të vendosni në të copën e mishit që dëshironi të shkrini.

Do të shkrihet në 10 minuta. Është shumë e rëndësishme që paraprakisht ta nxirrni mishin nga qesja ose çfarëdo që e keni mbajtur.