Transmetuar më 24-12-2022, 16:21

TIRANË- Një grua e moshuar ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se teksa po lante xhamat në banesën e saj, një 77-vjeçare ka rënë nga ballkoni i katit të dytë. Pavarësisht se u transportua në spital, e moshuara nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën në spitalin e Traumës.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 23.12.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se duke larë xhamat në banesën e saj, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, shtetasja H. Ç., 77 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.