Transmetuar më 03-01-2023, 21:28

SPANJË-  Spanja është i pari vend evropian që detyron me ligj kompanitë e duhanit të paguajnë faturën për pastrimin e milionave të cigareve që duhanpirësit hedhin çdo vit.

Vendimi, i cili hyn në fuqi këtë të premte, është pjesë e një pakete masash të krijuara për të reduktuar mbetjet dhe për të rritur riciklimin. Ligji është në përputhje me një direktivë të Bashkimit Evropian që kufizon përdorimin e plastikës për një përdorim dhe që synon të detyrojë ndotësit të pastrojnë rrëmujën që krijojnë.

Sipas  TheGuardian, një studim katalanas e vendosi koston midis 12-21 euro për qytetar në vit, një total deri në 1 miliard euro (882,000 £). Në fillim të këtij viti, qeveria katalanase propozoi futjen e një skeme ku bishtat e cigareve mund të bliheshin për 0,20 euro secila, e cila do t’i shtonte 4 euro çmimit mesatar aktual prej 5 euro për një paketë që kushton 20. Supozohet se kompanitë e duhanit do t’ia kalojnë koston konsumatorit.

Fundet e cigareve janë një nga format më të përhapura të mbeturinave dhe duhen rreth 10 vjet për t’u dekompozuar, duke emetuar gjatë procesit substanca toksike si arseniku dhe plumbi. Sipas OJQ-së Ocean Conservancy, bishtat e cigareve janë forma më e zakonshme e ndotjes detare, më shumë se qeset plastike dhe shishet, me rreth 5 miliardë të hedhura në oqean.

Vitin e kaluar, Barcelona e shpalli të jashtëligjshme pirjen e duhanit në të 10 plazhet e qytetit.