Transmetuar më 04-01-2023, 17:31

Ilustratori Dudolf, që është bërë goxha popullor në rrjetet sociale për ilustrimet që fshehin brenda enigma, ka sjellë një tjetër sfidë për këto ditë ende festive.

Në një ilustrim, ai ka vënë shumë babagjyshër si dhe shtatë objekte të tjera që kanë të bëjnë me festën, gjetja e të cilave nuk është dhe fort e lehtë.

Me babagjyshët e buzëqeshur, është edhe një lodër në formë të tyre, por që duket shumë e mërzitur.

Ariu polar, dordoleci, dy ndihmës të babagjyshit, molla dhe një zile, janë objektet që kërkohen të gjendet.

Ndërsa është mjaft e vështirë të gjenden brenda një kohe të shkurtër, disa kanë thënë se kanë arritur që t’i gjejnë se ku ndodhen.

Por duhet të mundoheni pak derisa t’i gjeni të 7 objektet ose shihni imazhin e zgjidhur më poshtë: