Transmetuar më 09-01-2023, 11:08

Një mjeke, Dr. Jen Caudle, e cila ka mbi 100,000 ndjekës në TikTok, ngarkoi një video dhe na la pa fjalë.

Në të, mjekja zbulon pesë pjesët e trupit që shumica e njerëzve nuk i lajnë siç duhet dhe paralajmëron për mungesën e higjienës.

Cilat janë këto pika?

Fillon nga kërthiza. “Ashtu është, shumë meshkuj nuk i lajnë kërthizat fare”, thotë ajo në klipin tashmë viral, i cili tashmë ka mbi 1 milion shikime vetëm pak ditë pasi është postuar.

Vazhdon me veshët që nuk pastrohen siç duhet dhe uji e shampo kalojnë sa për të thënë.

Tjetra, i referohet thonjve. “Shumë papastërtingecëin këtu. Nuk e mendojmë shpesh!”, shpjegon ajo.

Pika e katërt janë këmbët. “Po, vërtet duhet të lani këmbët. Nuk po flas për ta lënë sapunin të rrjedhë nëpër këmbë ndërsa bëni dush. E kam fjalën për larje të vërtetë”, thekson ajo me ton të ashpër.

Së fundi, lista përfshin gishtat. “Lani mirë hapësirat mes gishtave të këmbëve. Ju duhet të siguroheni që po parandaloni infeksione të shumë llojeve. Sigurohuni që të lani gishtat mjaftueshëm”, thekson ajo.

Disa nga ndjekësit e falënderuan për videon, ndërsa të tjerë shprehën kundërshtimet e tyre.

“Kush nuk i lan këto pjesë? Mendova se të gjithë jemi të rritur këtu!!”, shkruan njëri në komente. “Është pjesa e pasme e qafës! Njerëzit e lënë pas dore këtë zonë!”, shton një tjetër.

Shikoni videon virale

@drjencaudle You’re Not Washing These Enough! 🤢 #bath #bathe #shower #wash #loofah #bodywash #loofahsponge #loofahtiktok #washtiktok #tiktoktaughtme #fyp #fypă‚· ♬ original sound – DrJenCaudle