Transmetuar më 12-01-2023, 00:00

A e dini se nesër është e premte 13-të? Asgjë me zarar ndaj mos u trembni, por bestytni ka plot.

Një shpjegim se pse e premtja e 13-të sjell fat të keq daton në mitologjinë skandinave: kishte 12 gjysmëperëndi dhe më pas erdhi i trembëdhjeti, Loki. Por ai ishte mizor me njerëzit: prandaj 13, në ato vende, u bë një shenjë apo simbol i fatit të keq.

Megjithatë ende është dilemë nëse është e premtja e 13-të fat i keq?

Disa të tjerë e lidhin besëtytninë me faktin se në Darkën e Fundit të Krishtit ishin 13 persona dhe i trembëdhjeti ishte Juda.

Por lidhja midis numrit 13 dhe fatit të keq është dokumentuar edhe në kohët më të hershme:

historiani grek Diodorus Siculus (shek. I p.e.s.) raporton se Filipi II (shek. IV para Krishtit), mbreti i Maqedonisë dhe babai i Aleksandrit të Madh u vra nga një prej truprojave të tij pasi kishte vendosur statujën e tij pranë atyre të dymbëdhjetë hyjnive olimpike (vdekja do të ishte pasojë e kësaj "sfide" për perënditë).

Por mosbesimi ndaj 13 shkon edhe në konceptet më të lashta astrologjike asiro-babilonase (ku 12 ishte një numër i shenjtë sepse ishte lehtësisht i pjesëtueshëm).

Vetëm fakti që 13 vjen pas 12, i ka siguruar këtij numri reputacionin e lig se gjoja mund të sjellë fat të keq.

Sa për të premten, ndoshta konsiderohet e pafat, sepse Krishti u kryqëzua në atë ditë. Ndërsa myslimanët, nuk harrojnë faktin se e premtja është dita në të cilën Adami dhe Eva hëngrën frutin e ndaluar.

Dallimi midis ditëve pozitive dhe atyre të përcaktuara si "negative", mendohet se ishte i njohur që nga tradita romake, ku bëhej dallimi midis dies fasti (në të cilat mund të administrohej drejtësia) dhe nefasti.

E marta ishte "e pafat" në mesin e romakëve sepse iu kushtua Marsit, perëndisë së përçarjes. Në mënyrë të ngjashme, besohej se fëmijët e ngjizur të premten do të kishin një jetë të vështirë dhe se vitet e brishtë që filluan në këtë ditë do të ishin katastrofike.

Duke lënë mënjanë origjinën, besimi i së Premtes më 13 si një ditë e pafat është i përhapur në të gjithë Evropën dhe Amerikën.

Arriti deri aty sa edhe në avionë u hoq numri 13 si në rreshta dhe në ulëse.

Po çfarë simbolike ka e premtja që bie më datë 13?

Psikologët e njohin këtë fenomen dhe e kanë përkufizuar me një fjalë të vetme këtë ndjesi – paraskavedekatriaphobia (greq. fobia nga e premtja e datës 13), ose ndryshe frika nga e premtja e datës 13.

Një mundësi për të shmangur ҫdo të papritur është të rrish në shtrat gjatë gjithë ditës së premte, sipas psikologëve, ose të bësh atë që bëjnë edhe shumë njerëz të tjerë, e injorojnë supersticionin dhe bëjnë të njëjtat gjëra si zakonisht.

Një lojë numrash?

Origjina e ditës së premte, data 13 dhe konsiderimi i saj si një ditë e pafat, në fakt është një mister i lashtë.

Numri 13 është konsideruar një numër i pafat për shumë vite, edhe para lindjes së Krishtit. Ndryshe nga numri 12, i cili është i njohur historikisht si numri i plotësisë (12 muajt e vitit, 12 zotat e Olimpit, 12 orët e kohës, 12 fiset e Izraelit, 12 apostujt e Jezusit, 12 pasardhës të Muhamedit…), fqinja e tij, 13-a, është parë gjithmonë si përjashtim.

Por 13-a ka edhe një referencë biblike të pafat. Juda, apostulli i cili tradhtoi Jezu Krishtin, supozohet të ishte mysafiri i 13-të në darkën e tij. Krishti u kryqëzua në ditën e premte.

Në shekullin e 14-të, Geoffrey Chaucer e referoi të premten si një ditë të pafat: "Një e premte me fat të keq.”

Një tjetër fakt që e theksoi supersticionin e së premtes ishte edhe publikimi i romanit të Thomas W. Lawson, në 1907-ën, ditë e premte. Në roman i jepet rëndësi superticionit, por edhe panikut që krijohet në Wall Street për të premten e datës 13.

Në numerologji, gjithashtu, 13-a është konsideruar si një numër i parregullt dhe është numri që përdorin shtrigat për mbledhjet e tyre.

Në shumë vende perëndimore, ndërtesat e shmangin katin e 13-të. Po kështu, shumë shtëpi, por edhe hotele, shpesh nuk kanë numër 13. Ky është edhe rasti i Carlton në Londër, i cili nuk e ka të shënuar katin e trembëdhjetë.

Nesër, e enjte, 14.00 do të lexoni: Këto janë tmerret ndër vite që kanë ndodhur të premte dhe 13