Transmetuar më 20-01-2023, 09:00

Nëse e nisni ditën duke u parë në pasqyrë, të trembur nga barku që zgjerohet dhe ngriheni me idenë se do të konsumoni vetëm gjëra të shëndetshme, mos harroni se kjo është vetëm gjysma e punës.

Tjetra është si ta mbyllësh ditën me bindjen e mëngjesit. Për këtë, duhet të tregoheni pak më të vëmendshëm me ushqimet dhe sidomos me ato që të shtojnë yndyrën në bark.

Ekziston një dietë, e cila mund të të ndihmojë të mos shtosh më shumë kile sidomos gjatë këtyre ditëve të ftohta.

Ka disa ushqime, të cilat duhet shmangur me çdo kusht, sepse janë kryesore për të mos shtuar yndyrën në bark.

Këto ushqime kanë tendencë që të nxjerrin në pah sidomos ato pjesë trupi që marrin lehtësisht kile, siç është edhe barku.

Më poshtë është një listë, e cila të rekomandon ushqimet që duhet të shmangësh.

Qëndro larg nga patatet e skuqura, pijet me gaz, ushqimet e bardha (me karbohidrate të përpunuara), të skuqurat, si dhe lëngjet e frutave të ambalazhuara.

Me siguri po mendon se mund t’i kesh ngrënë dje të gjitha këto ushqime.

Por, kjo është edhe arsyeja pse e ke gjithmonë stomakun të rënduar.

Në përgjithësi patatet e skuqura janë shumë të këqija për yndyrën, sepse kanë sasi të lartë vaji dhe kripe që rri e gjitha në stomak.

Kur shkoni dhe porositni një porcion patate të skuqura, më parë kujtoni faktin se vaji që skuqen është ripërdorur disa herë dhe vlerat ushqimore janë zero.

Po kështu edhe pijet me gaz apo lëngjet e ndryshme të paketuara, për shkak të sasisë së lartë të sheqerit që përmbajnë, shmangini sepse ato kthehen në yndyrë.

Të njëjtin efekt kanë edhe karbohidratet e përpunuara që gjendjen në ushqime të tilla si buka e bardhë, biskotat dhe drithërat e tjera me sheqer. Të gjitha këto ushqime të japin pikërisht ato kile që nuk do të doje t’i shtoje.

Nëse do të kufizohesh dhe do të qëndrosh larg këtij grupi ushqimesh, me siguri do ta ndiesh veten më mirë.

Lind pyetja, çfarë duhet të hamë në vend të tyre.

Për fat të mirë, ka plot. Zgjidhni mes atyre që ju pëlqejnë më shumë, duke synuar fruta dhe perime të stinës, fileto pule, peshk e fruta deti dhe ujë. /noa.al