Transmetuar më 24-01-2023, 15:16

Një top i lëshuar në pikën e penalltisë është gjithmonë sinonim i rrezikut për mbrojtësit, veçanërisht nëse kanë përballë Karim Benzema, i cili goditi me "breshëri" për të hapur rezultatin në "San Mamés".

Goli i mbrëmjes së diel, përveçse do të thotë tri pikë, është edhe i gjashti që ai ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit të La Liga. Që kur luajti në "El Clásico" në tetor, nuk ka mbetur "thatë" asnjë ndeshje, edhe pse në mes ka humbur disa javë kampionati për shkak të lëndimit.

Me golin e tij të dielën, francezi ka barazuar Raulin. “7” mitik i të bardhëve do të ketë për disa ditë shoqëri luksoze, edhe pse ndoshta jo shumë. Benzema arriti kuotën e 228 golave në 425 ndeshje, ndërsa Raul e ka bërë këtë në 550 ndeshje.

I pari në listën e bardhë është Cristiano Ronaldo me 311 gola dhe për të arritur këtë nivel duhet të presim ende. Nëse zgjerojmë kufijtë, duhet kujtuar se Leo Messi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në La Liga me 472 gola, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo (311), Zarra (251) dhe Hugo Sánchez (234).

Athletic Club është "viktima" e tij e preferuar. Me atë të dielës janë 19 golat që Benzema ka shënuar ndaj skuadrës së Bilbaos. Më pas vjen Valencia (16), Granada (14) dhe Barcelona (13). Nga të gjithë ata gola, 17 ishin në La Liga, njësoj me Cristiano-n, statistikë që ia kalon vetëm Leo Messi, i cili 18 nga 29 golat e tij i shënoi kundër Athletic Bilbao në këtë kompeticion.

Skuadra merengues, e cila imponoi cilësinë e saj në metrat e fundit, fitoi 2-0 falë golave të Benzema dhe Kroos. Kështu, Real Madridi ruan diferencën e tri pikëve me Barcelonën, lider me 44 pikë pas fitores minimale ndaj Getafes.