Transmetuar më 26-01-2023, 12:03

Wesley Sneijder, ish-mesfushori i Interit që luajti në sezonin e tripletës më 2010, drejton gishtin te zikaltrit për trajtimin e çështjes së Skriniar.

"Kur nuk ka menaxhim të mirë, është e vështirë të kontrollosh gjithçka. Nuk është e mundur që lojtarët të thonë se duan të largohen, veçanërisht për momentin", – tha ai në periferi të shortit të finaleve të Ligës së Kombeve.

Holandezi është i bindur se Interi mund të kthehet në protagonist, por i kërkon klubit të përmirësojë menaxhimin e disa problemeve: "Duhet t’i menaxhojnë këto situata dhe t’i mbajnë nën kontroll.

Interi ka një ekip të shkëlqyer, nuk do të jetë problem. por mund të dalin të tjerë. Tani duhet të dalë një person që i fton të gjithë të mendojnë vetëm për të luajtur futboll të mirë dhe për të fituar”.