Transmetuar më 27-01-2023, 12:53

A ju kujtohet japonezi Kazu Miura? Ai ka luajtur praktikisht futboll që kur ka lindur, ka përshkuar gjithë botën dhe në rrugëtimin e tij të pafund zbarkoi edhe në Itali, te Genova, në sezonin 1994-1995.

Dhe sot, në moshën 55-vjeçare (56 mbush më 26 shkurt), ai ende nuk dëshiron të thotë "mjaft". Sipas "A Bola", ai do të luajë në Portugali dhe do të veshë fanellën e Oliveirense, një klub i Segunda Liga.

Lojtari më i vjetër aktiv në botë pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore në formë huazimi. Sikurse duket pra, Kazuyoshi Miura nuk ndalet. Në moshën 56-vjeçare, futbollisti më i vjetër në botë ka ndërruar skuadër.

Pas 16 vitesh me Yokohama FC (mbërriti aty më 2005, pas një eksperience të shkurtër te Sidney FC) ai ka nënshkruar për Suzuka Point Getters të Ligës së Futbollit të Japonisë, kategoria e katërt në vendin aziatik. Miura, i cili bëri debutimin e tij në vitin 1986 për Santos, ka luajtur edhe për Palmeiras, Matsubara, CRB, XV de Jaú, Coritiba, Verdy Kwasaki, Genoa, Dinamo Zagreb, Kyoto Purple Sanga, Vissel Kobe, Yokohama dhe Sydney FC.

Ai është i vetmi lojtar që ka luajtur në pesë dekada të ndryshme. Legjenda e madhe e futbollit japonez, Miura ka deklaruar se synimi i tij është të luajë profesionalisht deri në moshën 60-vjeçare.