Transmetuar më 30-01-2023, 08:15

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City ka bërë disa deklarata të bujshme në prag të ndeshjes së "FA Cup", që e fitoi kundër Arsenalit. Natyrisht, para kësaj ndeshjeje do të pyetej për marrëdhënien e tij me Mikel Arteta, ish-ndihmësi i tij te "qytetarët", tashmë trajner i Arsenalit.

Trajneri katalanas kujtoi një episod kur, në kohën e Barcelonës, kishte si ndihmës Artetën: “Në atë sezon ne shënuam shumë gola dhe çdo herë ai festonte e gëzohej pa kufi. Ai ka festuar gjithmonë, përveç rasteve kur ne shënonim kundër një skuadre.

Ai ekip ishte Arsenali. Kur shënuam, unë kërceva, festova dhe më pas iu drejtova atij që ishte ende ulur. Në atë moment, kuptova: këtij djaloshi i pëlqen Arsenali”.

Pep Guardiola ka rinovuar së fundi kontratën me Manchester City deri në vitin 2025. Trajneri katalanas ka folur pa "dorashka", me zemër në dorë: "Është sikur të isha duke stërvitur këtu si asistent, ose diku tjetër, dhe Barcelona më thirr të drejtoj ekipin e parë.

Është e qartë që do të shkoja te Barcelona, sepse po flasim për klubin tim. Të gjithë kanë ëndrra. Edhe unë e di që Arteta shkoi në klubin e tij, klubin që ëndërronte ta drejtonte.

Ai është tifoz i Arsenalit, sepse luajti atje dhe mbajti shiritin e kapitenit, e do atë klub. Prandaj, kur mori ofertën nga Arsenali, nuk e kundërshtova. Jeta është shumë e shkurtër, kur mund të fluturosh, duhet të fluturosh…"