Transmetuar më 28-01-2023, 18:32

Dani Alves është pas hekurave për më shumë se një javë, pas akuzave nga një 23-vjeçare për sulm seksual. Vajza e re, sipas avokates së saj nuk dëshiron asnjë dëmshpërblim por vetëm që agresori të vuaj në burg.

“Unë nuk dua para, dua që ai të shkojë në burg”. Këto janë fjalët e vajzës 23-vjeçare që ka dërguar pas hekurave futbollistin brazilian, Dani Alves, me akuzën e abuzimit seksual.

Mbrëmjen e 30 dhjetorit 2022 në clubin Sutton në Barcelonë, 23-vjeçarja akuzon se futbollisti ka përfituar dhe ka abuzuar me të.

“Asaj nuk i interesojnë paratë që mund t’i ofrojnë, ajo thjesht kërkon drejtësi. Spitali i ka caktuar një mjekim të plotë për të parandaluar çdo lloj sëmundje infektive dhe ngjitëse, sepse nuk është përdorur prezervativ, po merr edhe ilaçe për ankthin, sepse nuk fle më”, tregoi avokatja Ester Garcia Lopez.