Transmetuar më 30-01-2023, 10:17

Roma u nis pasditen e djeshme nga stacioni Termini për në Napoli, ku luajti dhe u mund 2-1 në stadiumin "Maradona", ndaj kryesuesve të Serie A. Mourinho shpresonte që rasti i Zaniolos të mos e kishte shqetësuar shumë dhomën e zhveshjes.

Megjithatë, duke parë postimin e Romës, dukej se grupi ishte kompakt dhe kishte një dëshirë të madhe për të bërë shaka, sidomos tek të rinjtë, të nxitur nga Mourinho.

Në fakt, klubi verdhekuq shpërndau një foto në të cilën Zalewski shihet teksa lexon një libër të titulluar "E drejta ekonomike publike". Realisht, po ta lexosh mirë postimin, e kupton që është shaka.

Anësori i Romës në fakt ia mori librin Bove sa për të pozuar si “studiues”. Mesfushori i lindur në vitin 2002 vazhdon të studiojë për Ekonomi dhe Menaxhim. Gjatë përgatitjeve parasezonale, në korrik 2022, Bove tha:

“Provimet po shkojnë mirë, kam dhënë 6 të tillë. Nuk kam objektiva për notat, përpiqem të jap sa më shumë. Ashtu si me ndeshjet, sa më shumë të bëj, aq më mirë”.

Me pak fjalë, ëndrra e tij është të bëhet gjithnjë e më qendror në projektin e Romës, por edhe të diplomohet, ndaj lexon edhe gjatë rrugëtimit me tren me ekipin.