Transmetuar më 30-01-2023, 11:00

Familja e Nicolò Zaniolo bashkohet rreth mesfushorit-sulmues, i kontestuar shumë në orët e fundit nga tifozët e Romës për vendimin e tij për t’u larguar nga klubi vëerdhekuq në këtë afat kalimtar dimëror, një vit e gjysmë para skadimit të kontratës që ka në fuqi.

Pas nënës, Francesca Costa, e cila mori fjalën në Instagram, mbas ndeshjes së humbur nga skuadra e Mourinhos në Napoli, në fakt radhën e ka pasur Benedetta Zaniolo, motra 18-vjeçare e futbollistit për të denoncuar ofendimet e rënda.

Ajo ka postuar disa nga ofendimet shumë të rënda (madje edhe kërcënime me vdekje) në Instagram. Këto ofendime i janë drejtuar orët e fundit Zaniolo-s dhe familjes së tij. “Nuk duhen fjalë…, vetëm shumë dhimbje për ju” – janë fjalët me të cilat Benedetta iu përgjigjet urrejtësve të të vëllait dhe krejt familjes.

La mamma di Zaniolo sbotta sui social: "Odio eccessivo!"

Zaniolo, nata e makthit – Natë frike për Nicolò Zaniolo dhe familjen e tij. Mbrëmjen e djeshme, lojtari i Romës ka lajmëruar policinë rreth orës 1 e gjysmë, për shkak të pranisë së tifozëve jashtë vilës së tij në “Casal Palocco”, të cilët po e ofendonin. Babai i tij ishte me të.

Tashmë gjatë ditës, teksa kthehej në shtëpi, Zaniolo kishte vënë re një makinë me tifozë që e ndiqnin dhe i afroheshin për ta fyer. “Je një m*t…” dhe fraza të tjera iu drejtuan atij dhe për këtë, i frikësuar, u mbyll në shtëpi.

Këto nuk janë orë të lehta për Niccolo dhe familjen, duke pasur parasysh banderolën në Coloseum, atë jashtë Trigoria dhe shumë të shkruara kundër tij në të gjithë qytetin. “Nuk mund të jetosh kështu”, – mendojnë prindërit.

Nëna e Zaniolos ka postuar dje shkrime fyese ndaj saj; të njëjtën gjë kanë bërë edhe djali e motra mëngjesin e sotëm. Situata tani është shumë e tensionuar dhe fundi i merkatos së transferimeve dimërore është vetëm dy ditë larg.