Transmetuar më 31-01-2023, 08:30

"Scoopi" i fundit që përfshin Wanda Nara dhe Mauro Icardi ka shqetësuar shumë Keita Baldé dhe gruan e tij Simona Guatieri. Sipas zbulimeve të paparacit spanjoll Jordi Martin, ish-lojtari i Lazios prej kohësh është në një lidhje klandestine me ish-bashkëshorten e Maxi Lopez.

Lajm i konfirmuar pjesërisht nga Maurito, i cili foli në rrjetet sociale për mesazhe të shumta, që kolegu i tij i dërgon prej muajsh sipërmarrëses bionde. Ish-kapiteni i Interit nuk hezitoi ta përcaktojë Guatierin, një modele italiane, "qyqe të varfër".

Keita, i cili sot luan për Spartak Moska, mohoi menjëherë gjithçka në Instagram: "Më vjen shumë keq që gruaja ime Simona dhe dy fëmijët e mi të mrekullueshëm kanë përfunduar në qendër të kësaj stuhie të pabazë mediatike. Sinqerisht iu kërkoj të gjithëve të respektojnë familjen time, e cili është krejtësisht jashtë ngjarjeve të rrëfyera”.

Simona Guatieri, nga ana tjetër, preferoi t’i nisë një "shigjetë" Wanda Nara-s: “Gratë ekzistojnë. Serioze, të ndjeshme, të sinqerta, sensuale. Sa bukur, këto gra erë të pastër! Dhe pastaj janë ato gra që quhen në zhargonin italian "Wacche". "W" në vend të "v" që nuk lë vend për dyshime…