Transmetuar më 01-02-2023, 08:27

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të përmbushë kapitujt. Sulmuesi portugez, i cili sapo ka mbërritur tek Al Nassr në Arabinë Saudite, ka plane përtej kohës së tij në vendin aziatik.

Sipas trajnerit të tij aktual, Rudi García, sulmuesi do të rikthehet në Evropë pas përfundimit të kontratës me sauditët. “Cristiano Ronaldo është një përforcim mjaft pozitiv, pasi na ndihmon në shpërqendrimin e mbrojtësve kundërshtarë, – tha Rudi Garcia. – Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Nuk do ta mbyllë karrierën e tij tek Al Nassr, do të kthehet përsëri në Evropë".

Ronaldo nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me Al Nassr për të luajtur në Ligën Pro të Arabisë Saudite. Portugezi do të jetë 40 vjeç kur të përmbyllet aventura e tij në Arabinë Saudite. Ronaldo ende nuk ka shënuar për klubin e tij të ri, por ndikimi i tij në ligë ka qenë i dukshëm.

Pak ditë më parë, vetë Rudi García vuri në dukje Critianon, pasi humbi një rast të pastër goli: "Ronaldo humbi një mundësi goli që do ta kishte ndryshuar rrjedhën e lojës në pjesën e parë, por e përgëzoj Al Ittihad. Humbëm Superkupën, por ne vazhdojmë të jemi të parët në kampionat”.