Transmetuar më 22-02-2023, 19:37

Gjermanët kanë një fjalë për këtë gjendje, ‘sitzpinkler’, që do të thotë dikush që ulet gjatë urinimit, ndërkohë që gjithnjë e më shumë burra po ndryshojnë zakonet e banjës. Kjo mund të jetë e mirë për shëndetin e tyre, thonë mjekët specialistë

Përgatiti: noa.al

Ndërsa shumë meshkuj, kryesisht të rinjtë, pohojnë se urinojnë në këmbë, një sondazh në mënyrë anonime, zbuloi se më shumë se 30 për qind e burrave urinojnë ulur duke shmangur tradicionalen e meshkujve që ishin rreth 70 për qind.

Sondazhi u publikua në britaniken "The Guardian ", raporton noa.al.

Të pyetur pse urinojnë në këmbë, burrat u përgjigjën në mënyrë klasike: "Burrat në këmbë dhe gratë ulur".

Në Japoni u krye një tjetër sondazh. Atje, mëse 70 për qind e meshkujve e bëjnë ulur edhe urinën e hollë.

Pesë vjet më parë shifra ishte 51%. Duket se bota – të paktën Japonia – po ndryshon.

Për ta sqaruar, po flasim për ambientet e brendshme të shtëpisë. Pra, meshkujt ndjehen më rehat ta bëjnë ulur, por jo kur janë në tualete publike, sepse për ta, atje, është një botë krejt tjetër.

Fshikëza zbrazet ngadalë

"Është koha për t’u bërë të zgjuar, unë jam një sitzpinkler i vetë-rrëfyer," thotë gazetari Sam Wollaston për The Guardian.

“Madje jam krenar që jam sitzpinkler”, shpjegon ai.

Por pse është më mirë ulur?

Ja çfarë thonë mjekët: E vërteta është se duke qenë në këmbë, ritmet e rrjedhjes së urinës janë më të ngadalta, fshikëza kërkon më shumë kohë për t’u zbrazur.

Ndërsa në terma praktikë, duke ndejtur ulur, merrni më shumë kohë për të urinuar rehat dhe plotësisht, ose siç i thonë, "deri në pikën e fundit".

Për disa meshkuj mund të jetë edhe më i shëndetshëm

Studiuesit nga departamenti i urologjisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Leiden në Gjermani, vrojtuan dhe konstatuan se si pozicioni i trupit gjatë urinimit ndikon në "kohën e zbrazjes", shpejtësinë maksimale të rrjedhës dhe "vëllimin e mbetur pas urinimit".

Ata arritën në përfundimin se qëndrimi ulur ka një "profil urodinamik më të favorshëm", duke lejuar që fshikëza të zbrazet më shpejt dhe plotësisht.

Për burrat me simptoma të traktit urinar të poshtëm (Luts), për shembull, të shkaktuara nga një prostatë e zmadhuar – "zbrazja ulur është veçanërisht më e preferueshme sesa në këmbë".

Epo, kjo do t’ju bindë

Lionel Messi, futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, pranoi se ai ulet për të urinuar. Ai e pohoi këtë fakt, në një shfaqje televizive uruguaiane të quajtur "Por La Camiseta". /noa.al