Transmetuar më 27-02-2023, 21:42

BRUKSEL- Pas përfundimit të takimit me Vuçiç në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ishte i gatshëm të nënshkruante për planin franko-gjerman në Bruksel, por shtoi se Serbia nuk u treguan e gatshme për diçka të tillë. Gjatë fjalës para mediave, Albin Kurti e ka konsideruar si dëm faktin që të hënën nuk është nënshkruar asgjë lidhur me atë që janë pajtuar.

“Kam shprehur gatishmërinë që ta nënshkruaj këtë tekst, por pala tjetër nuk ishte e gatshme. Mendoj që është dëm që nuk është nënshkruar sonte meqë u pajtuam. Konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar do të duhej të rezultonte me nënshkrim, por ishte pala serbe që nuk e bëri këtë”, tha Kurti.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të zbatohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe me këtë plan, kryeministri Kurti ka thënë se “ajo është fjalia e fundit, praktikisht e nenit të fundit dhe për këtë gjë jam përgjigjur”.